Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndodhur një rrahje mes disa personave ku dyshohet se janë përdorë edhe armë.
Rasti ka ndodhur të premten në Junik, në ora 19:35.
“Ka ndodhur një rrahje mes disa personave ku dyshohet se janë përdorë edhe armë. Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dy gëzhoja, pastaj janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri nga ta është dërguar për tretman mjekësor pasi kishte lëndime trupore”, thuhet në raport.
Si dëshmi lidhur me rastin janë konfiskuar dy armë zjarri me tre fishekë, dy thika dhe dy gëzhoja.
Me vendim të prokurorit, tre nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/