KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Roza Lati për Big Brother: Kam humbur nga ana monetare

Roza Lati për Big Brother: Kam humbur nga ana monetare

Në X Media në emisionin “Më lër të mbaroj”, Roza Lati, ka folur për eksperiencën që pati në Big Brother VIP Albania, në edicionin e tretë.

Ajo e thekson se nuk ishte pozitive, por që në tërësi e përkufizon si interesante.

Por që sipas saj i ka bërë dëm më shumë sa i përket anës financiare, se sa që ka fituar.

Foto: Instagram

“Për mua nuk ishte eksperiencë pozitive, për mua ishte eksperiencë interesante se ishte edhe negative edhe pozitive, për mua pozitive ishin ato lojërat, ato teatrot që përfshiheshim”, u shpreh ajo.

Tutje theksoi: “Mendoj kam humbur nga ana monetare sepse kur dola mbrapa më duhej të rimëkëmbsha me ritmin e punëve por kam fituar shumë dashurinë e publikut”.

Roza ka qenë në Big Brother 3 së bashku me Romeo Veshajn, ku fituese ishte shpallur Egla Ceno.

Sido që të jetë, nuk ka zbuluar nëse është paguar për qëndrimin brenda shtëpisë së famshme. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.