KORREKT / SOT17 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Ronaldo “ia vjedh” golin shokut të skuadrës, shënon të 978-in në karrierë

Ronaldo “ia vjedh” golin shokut të skuadrës, shënon të 978-in në karrierë

Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë historinë e tij në futboll, duke shënuar golin e 978-të në karrierën profesionale, në fitoren e Al Nassr ndaj Al-Taawoun me rezultat 2-1.

Portugezi realizoi në minutën e 50-të, duke i dhënë skuadrës së tij përmbysjen dhe fitoren në këtë përballje. Al Nassr kishte mbetur në disavantazh që nga minuta e 11-të, ndërsa Samu Costa barazoi rezultatin në kohën shtesë të pjesës së parë.

Megjithatë, mënyra se si Ronaldo e shënoi golin e fitores tërhoqi vëmendjen. Mohamed Simakan kishte goditur drejt portës dhe topi po shkonte në rrjetë, por Ronaldo u gjend në vijën fatale dhe e preku topin para se ai të kalonte plotësisht vijën.

Për shkak të kësaj prekjeje, goli iu atribuua zyrtarisht Ronaldos, duke e çuar atë në 978 gola në karrierë.

Reagimi i Simakanit ishte i menjëhershëm. Mbrojtësi francez kapi kokën me duar, i zhgënjyer që goli nuk iu regjistrua atij. Ndërsa pjesa tjetër e skuadrës festonte me Ronaldon, Simakan u largua nga zona e festës.

Një moment që shkaktoi shumë reagime, pasi Ronaldo mori edhe një tjetër gol në llogarinë e tij, ndërsa shoku i skuadrës mbeti pa një realizim që dukej se i takonte atij. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.