KORREKT / SOT22 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Rodrigo De Paul: “Jetoj në një burg të artë”

Rodrigo De Paul: “Jetoj në një burg të artë”

Mesfushori i Inter Miamit rrëfen anën e panjohur të jetës si futbollist profesionist.

Rodrigo De Paul ka folur hapur për vështirësitë që shoqërojnë jetën e një futbollisti profesionist, duke treguar se fama dhe paratë nuk i zgjidhin të gjitha problemet.

Në një intervistë për emisionin Luzu TV, mesfushori argjentinas i Inter Miamit shpjegoi se, ndonëse futbollistët gëzojnë luks, udhëtime dhe paga të larta, shpesh nuk arrijnë të shijojnë gjërat më të rëndësishme në jetë.

“Gjëja më e vlefshme është koha”

“Është e vështirë të jesh një superyll”, u shpreh De Paul, duke theksuar se jeta e një futbollisti nuk është gjithmonë aq e përsosur sa duket nga jashtë.

“Fiton shumë gjëra, por je i privuar nga mundësia për t’i shijuar, sepse jeta jote nuk të lejon të jesh në vendet ku dëshiron”, deklaroi argjentinasi.

Ai zbuloi se prej dhjetë vjetësh nuk ka festuar ditëlindjen me nënën, vëllezërit dhe motrat apo miqtë e tij.

“Gjëja më e vlefshme është koha”, theksoi mesfushori, duke pranuar se ka humbur një pjesë të rëndësishme të rinisë së tij. Edhe pse ka kohë të lirë, nuk mund t’i vizitojë të afërmit kur dëshiron.

Ndryshimet e vazhdueshme dhe vetmia

De Paul foli edhe për vështirësitë që sjellin transferimet e shpeshta, të cilat nuk ndikojnë vetëm në karrierën sportive, por edhe në jetën personale.

Ndërrimi i klubeve nënkupton ndryshim ambienti, zhvendosje të familjes dhe, në disa raste, edhe ndryshim të shkollës për fëmijët.

Argjentinasi ka luajtur për Racing Club, Valencia, Udinese dhe Atletico Madrid, përpara se të transferohej te Inter Miami.

“Pjesa sociale është e vështirë. Dal nga stërvitja dhe ndonjëherë jam vetëm. Është e rëndë”, rrëfeu ai.

Për ta përmbledhur këtë realitet, De Paul përdori një shprehje domethënëse: “Jetoj në një burg të artë”. Një deklaratë që pasqyron sakrificat personale që mund të fshihen pas suksesit dhe luksit të futbollit. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.