KORREKT / SOT22 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Lufta e pastrimit të parave, kryeprokurorja e Pejë takon delegacionin amerikan

Lufta e pastrimit të parave, kryeprokurorja e Pejë takon delegacionin amerikan

Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, ka pritur në takim një delegacion të Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me të cilin ka diskutuar për luftimin e kriminalitetit financiar dhe ekonomik.

Në takim morën pjesë edhe prokurori i shtetit, Ermal Demhasaj, koordinator për sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë, si dhe përfaqësuesit amerikanë Joseph W. Burke dhe Norman Richard Smith, këshilltarë për krimet ekonomike.

Sipas njoftimit, gjatë takimit u diskutua për sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë së paligjshme, identifikimin dhe zbulimin e veprave penale financiare, me theks të veçantë në luftimin e pastrimit të parave.

Një pjesë e diskutimit iu kushtua edhe mundësive për ofrimin e ekspertizës dhe shkëmbimin e njohurive profesionale, me synimin e forcimit të kapaciteteve të prokurorëve të shtetit në luftimin e kriminalitetit financiar dhe ekonomik, transmeton Klankosova.tv

Kryeprokurorja Vuçetaj theksoi rëndësinë e mbështetjes dhe përvojës së partnerëve ndërkombëtarë, veçanërisht të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në avancimin e praktikave hetimore dhe rritjen e cilësisë së hetimeve financiare.

Ajo vlerësoi gjithashtu se bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë dhe shkëmbimi i përvojave profesionale janë të rëndësishme për zbatimin e metodave efektive në hetimin dhe ndjekjen penale të veprave që lidhen me kriminalitetin financiar dhe ekonomik, me fokus të veçantë në forcimin e kapaciteteve të Prokurorisë Themelore në Pejë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.