KORREKT / SOT19 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rexha nga Tirana: Kryeqyteti shqiptar vazhdon të jetojë me erën e gazit lotsjellës (VIDEO)

Rexha nga Tirana: Kryeqyteti shqiptar vazhdon të jetojë me erën e gazit lotsjellës (VIDEO)

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës , Xhemajl Rexha, në një lidhje direkte në Klan Kosovë, ka raportuar për zhvillimet në Tiranë pas protestës së sotme, e cila u shoqërua me përplasje ndërmjet protestuesve dhe policisë.

“Në përgjithësi, dita e sotme, krahasuar me gjashtë ditët e kaluara, ka qenë më e qetë, që prej orës 12:00, protesta si zakonisht te Ministria e Arsimit, për t’u bartur në bulevardin kryesor, te Kryeministria dhe në sheshin "Skënderbej", në afërsi të të cilit ndodhem aktualisht”, tha Rexha.

Ai tregoi se policia i kishte ndjekur protestuesit nëpër rrugët e kryeqytetit shqiptar, duke përdorur gaz lotsjellës, plumba gome dhe topa uji.

“Tirana vazhdon të jetojë me erën e gazit lotsjellës. Kemi parë gjithashtu arrestime të protestuesve, ndërsa disa furgonë të policisë shqiptare të cilët vazhdojnë të qarkullojnë në rrugët kryesore të Tiranës për të kapur, për të arrestuar protestues, si nga dita e sotme, ashtu edhe nga ditët e kaluara”, raportoi ai.

Sipas Rexhës, protesta e sotme ishte edhe reagim ndaj deklaratave të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, i cili kishte përsëritur se nuk do të japë dorëheqje, ndërsa kishte paralajmëruar lidhur me dëmet e shkaktuara në kryeqytet./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.