KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Moti

Rrugët në Ferizaj të kalueshme, pavarësisht reshjeve të dendura të borës

Rrugët në Ferizaj të kalueshme, pavarësisht reshjeve të dendura të borës

Pavarësisht reshjeve të dendura dhe të vazhdueshme të borës, rrugët në qytetin e Ferizajt dhe në fshatrat përreth mbeten të kalueshme.

Bëhet e ditur se drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës në Ferizaj, në bashkëpunim me kompanitë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë sezonit dimëror, kanë qenë në terren deri në orët e hershme të mëngjesit, duke realizuar pastrimin e rrugëve nga bora, transmeton IndeksOnline.

Sipas drejtorit të kësaj drejtorie, Alberton Sahiti, ekipet janë duke punuar vazhdimisht në pastrimin e borës dhe hedhjen e kripës në rrugë, me qëllim të sigurimit të qarkullimit sa më të sigurt për qytetarët. Megjithatë, ai ka theksuar se reshjet e borës po vazhdojnë.

Drejtuesit komunalë u bëjnë apel qytetarëve dhe kryetarëve të fshatrave që, në rast të vështirësive në qarkullim, të njoftojnë me kohë Drejtorinë e Shërbimeve Publike, në mënyrë që ekipet të intervenojnë në zonat ku paraqitet nevoja.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.