KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Moti

12 orë reshje të pandërprera, përmbyten disa zona në Vlorë

12 orë reshje të pandërprera, përmbyten disa zona në Vlorë

Disa pjesë të qytetit të Vlorës janë përmbytur mbrëmjen e sotme, pas rreth 12 orësh reshje shiu.

Sipas raportimeve të TCH, situata më problematike paraqitet në zonën e Pavarësisë 3, e njohur nga banorët edhe si zona e “Albano dhe Romina”, ku uji vijon të jetë i pranishëm në rrugë, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

Punonjësit e Ujësjellës-Kanalizimeve Vlorë ndodhen në terren për të monitoruar situatën dhe për të ndërhyrë në pastrimin e pusetave.

Edhe pse reshjet e shiut janë ndërprerë, akumulimi i ujit ka bërë që disa rrugë të mbeten të pakalueshme.

Gjatë ditës së sotme, prezencë uji është raportuar në disa rrugë dhe lagje të qytetit, ndërsa në orët e mbrëmjes situata problematike vijon kryesisht në rrugën e zonës “Albano dhe Romina”.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.