Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Benita Zena: Meshkujt me dialekt të Shqipërisë janë jetë

    January 7, 2026

    “Kishe ofertë nga Lyoni” – Rosicky nuk e përjashton shitjen e Rrahmanit nga Sparta

    January 7, 2026

    Aktivisti Burim Qarri: Përmbytjet në Kosovë pasojë e keqmenaxhimit të lumenjve dhe ndërtimeve të pa planifikuara

    January 7, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Benita Zena: Meshkujt me dialekt të Shqipërisë janë jetë
    • “Kishe ofertë nga Lyoni” – Rosicky nuk e përjashton shitjen e Rrahmanit nga Sparta
    • Aktivisti Burim Qarri: Përmbytjet në Kosovë pasojë e keqmenaxhimit të lumenjve dhe ndërtimeve të pa planifikuara
    • Ku është Mërgim Berisha?
    • “Krishtlindja si liturgji e destabilizimit” – Fetoshi analizon instrumentalizimin e fesë në strategjinë serbe kundër Kosovës
    • Zemërim në Moskë pasi forcat e Trumpit “sekuestruan” dy anije-cisternë me naftë
    • Ish-komandanti i FSK-së: Të gjitha armët që blihen nuk do të duhej të bëheshin publike
    • Në Ohër dhe Kërçovë janë përmbytur disa lokacione
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Wednesday, January 7
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Rendi i ri botëror i Trumpit po lind – dhe Venezuela është vetëm fillimi

    Rendi i ri botëror i Trumpit po lind – dhe Venezuela është vetëm fillimi

    korrektpressBy korrektpressJanuary 6, 2026 Amerika 7 Mins Read
    Rendi i ri botëror i Trumpit po lind - dhe Venezuela është vetëm fillimi
    Rendi i ri botëror i Trumpit po lind - dhe Venezuela është vetëm fillimi
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Presidenti amerikan ka qenë mjaft i qartë se Kuba, Meksika, Kolumbia dhe Grenlanda janë në shënjestrën e tij. Duhet t’i besojmë.

    Burimi: The Guardian
    Përkthimi: Telegrafi.com

    Teksa horizonti i Karakasit ndriçohej nga bombat amerikane, i shihnim simptomat morbide të një perandorie në rënie. Mund të tingëllojë si diçka kundër intuitës. Në fund të fundit, ShBA-ja ka rrëmbyer një udhëheqës të huaj dhe Donald Trumpi tha se do të “drejtojë” Venezuelën. Sigurisht që kjo duket më pak si kalbëzim dhe më shumë si dehje: një superfuqi e dehur nga forca e vet.

    Por, virtyti më i madh i Trumpit, nëse mund të quhet i tillë, është sinqeriteti. Presidentët e mëparshëm amerikanë i fshihnin interesat e zhveshura vetjake prapa gjuhës së “demokracisë” dhe “të drejtave të njeriut”. Trumpi nuk ka nevojë për maskë. Në vitin 2023, ai mburrej: “Kur u largova, Venezuela ishte gati të shembej. Duhej ta kishim pushtuar, do ta kishim marrë gjithë atë naftë, do të ishte aty pranë”. Dhe, kjo nuk ishte një deklaratë spontane. Logjika e kapjes së naftës, dhe shumë më tepër se kaq, është paraqitur qartë në Strategjinë e re të Sigurisë Kombëtare të Trumpit, publikuar së fundmi.

    Dokumenti pranon diçka që prej kohësh mohohej në Uashington: se hegjemonia globale e ShBA-së ka marrë fund. “Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, elitat e politikës së jashtme amerikane e bindën veten se dominimi i përhershëm amerikan mbi të gjithë botën ishte në interesin më të mirë të vendit tonë”, thuhet aty me përbuzjen që mezi fshihet. “Ditët kur Shtetet e Bashkuara mbanin në këmbë të gjithë rendin botëror, si Atlas, kanë marrë fund”. Këto janë si rite jozyrtare të ceremonisë mortore për statusin e superfuqisë amerikane.

    Ajo që e zëvendëson është një botë e perandorive rivale, secila duke imponuar sferën e vet të ndikimit. Dhe, për ShBA-në, ajo sferë ka të bëjë me Amerikat. “Pas vitesh neglizhence”, shpall strategjia, “Shtetet e Bashkuara do të riaktivizojnë dhe zbatojnë Doktrinën Monroe për të rikthyer epërsinë amerikane në hemisferën perëndimore”. Doktrina Monroe, e formuluar në fillim të shekullit XIX, pretendonte të bllokonte kolonializmin evropian. Në praktikë, ajo hodhi themelet për dominimin amerikan mbi oborrin e pasmë të saj: Amerikën Latine.

    Dhuna në Amerikën Latine, ndihmuar nga Uashingtoni, nuk është gjë e re. Prindërit e mi strehuan refugjatë që kishin ikur nga diktatura e djathtë e Kilit, e instaluar pasi presidenti socialist Salvador Allende u rrëzua nga një grusht shteti i mbështetur nga CIA. “Nuk shoh përse duhet të qëndrojmë dhe të shohim një vend të bëhet komunist për shkak të papërgjegjshmërisë së popullit të tij”, deklaroi sekretari amerikan i Shtetit i asaj kohe, Henry Kissinger. E njëjta logjikë mbështeti regjimet vrasëse në Brazil, Argjentinë, Uruguai, Paraguai dhe Bolivi, si dhe në Amerikën Qendrore dhe Karaibe.

    Por, në tri dekadat e fundit, ky dominim është vënë në pikëpyetje. E ashtuquajtura “valë rozë” e qeverive progresiste, e udhëhequr nga presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, kërkoi të afirmonte më shumë pavarësinë rajonale. Dhe, kryesorja, Kina – rivali kryesor i ShBA-së – është rritur në ndikim në të gjithë kontinentin. Tregtia dypalëshe e mallrave mes Kinës dhe Amerikës Latine ishte 259 herë më e madhe në vitin 2023 sesa më 1990. Kina tani është partneri i dytë më i madh tregtar i kontinentit, pas ShBA-së. Në fund të Luftës së Ftohtë, ajo nuk ishte as në dhjetëshen e parë. Sulmi i Trumpit ndaj Venezuelës është vetëm hapi i parë në një përpjekje për ta përmbysur gjithë këtë.

    Përvoja e mandatit të parë të Trumpit ka shtyrë shumë njerëz të mendojnë se lideri autoritar në Shtëpinë e Bardhë ishte vetëm një flluskë. Atëherë, ai arriti një marrëveshje me elitën tradicionale republikane. Marrëveshja e pashkruar ishte e thjeshtë: do të ofronte ulje taksash dhe shmangie të rregulloreve, dhe do të mund të shfryhej pa fund në rrjetet sociale. Trumpi i mandatit të dytë është një regjim i plotë i së djathtës ekstreme.

    Kur ai kërcënon presidentët e zgjedhur në mënyrë demokratike të Kolumbisë dhe Meksikës – besojeni. Kur ai deklaron, me kënaqësi që mezi fshihet, se “Kuba është gati të bjerë” – besojeni. Dhe, kur thotë: “Na duhet Grenlanda, absolutisht” – besojeni. Ai me të vërtetë synon të aneksojë mbi dy milionë kilometra katrorë territor evropian.

    Nëse – kur – Grenlanda përpihet nga një perandori trumpiane, çfarë ndodh atëherë? Trumpi e ka vënë re përgjigjen qesharake të Evropës ndaj sulmit të tij të paligjshëm ndaj Venezuelës. Por, konfiskimi amerikan i territorit sovran danez do të nënkuptonte përfundimin e NATO-s që është themeluar mbi parimin e mbrojtjes kolektive. Toka e Danimarkës do të vidhej po aq haptazi sa gllabërimi i Ukrainës nga Rusia. Çfarëdo zhurmash të zbehta që do të dalin dalë nga Londra, Parisi apo Berlini, aleanca perëndimore do marrë fund.

    Kur Bashkimi Sovjetik u shpërbë, elitat amerikane e bindën veten se ishin të pathyeshme ushtarakisht dhe se modeli i tyre ekonomik ishte pika kulmore e zhvillimit njerëzor. Kjo arrogancë çoi drejtpërdrejt në katastrofë në Irak, Afganistan dhe Libi, si dhe në krizën financiare të vitit 2008. Elitat amerikane i premtuan popullit ëndrra utopike dhe më pas i tërhoqën zvarrë nga një dështim në tjetrin. Vetë trumpizmi lindi nga ky zhgënjim masiv. Por, reagimi “Së pari Amerika”, ndaj rënies së ShBA-së, është braktisja e dominimit global në favor të një perandorie hemisferike.

    Çfarë mbetet për vetë ShBA-në? Kur ShBA-ja mundi Spanjën në fund të shekullit XIX dhe mori Filipinet, disa figura të shquara themeluan Ligën Amerikane Anti-Imperialiste. “Besojmë se politika e njohur si imperializëm është armiqësore ndaj lirisë dhe çon drejt militarizmit”, deklaronin ata, “një e keqe prej së cilës kemi pasur lavdinë të jemi të lirë”.

    “Deklarojmë se asnjë komb nuk mund të qëndrojë gjatë si gjysmë republikë dhe gjysmë perandori”, deklaroi Partia Demokratike në zgjedhjet presidenciale të vitit 1900, “dhe paralajmërojmë popullin amerikan se imperializmi jashtë vendit do të çojë shpejt dhe pashmangshëm në despotizëm brenda vendit”. Në fund, perandoria informale zëvendësoi kolonializmin e drejtpërdrejtë, dhe demokracia amerikane – gjithmonë me të meta të thella – mbijetoi.

    Kush do t’i hidhte poshtë sot këto paralajmërime si ekzagjerime? Ajo që ndodh jashtë nuk mund të ndahet nga ajo që ndodh brenda. Ky është “bumerangu” perandorak, siç e përkufizonte shkrimtari nga Martinika, Aimé Césaire, tre çerek shekulli më parë kur analizoi se si kolonializmi evropian u rikthye në kontinent në formën e fashizmit. Ne tashmë e kemi parë “luftën kundër terrorit” duke u kthyer në këtë mënyrë: gjuha dhe logjika e saj u ripërdorën për shtypje të brendshme. “Partia Demokratike nuk është parti politike”, deklaroi verën e kaluar Stephen Miller, shefi i stafit të Trumpit. “Është një organizatë e brendshme ekstremiste”. Trupa të Gardës Kombëtare dërgohen në qytete të drejtuara nga demokratët, si forca pushtuese, duke përsëritur “sulmet” dikur të zbatuara në Afganistan apo Irak.

    Duke e parë kështu, dashamirësia e Trumpit ndaj ambicieve ruse në Ukrainë nuk është aspak e mistershme. Që në vitin 2019, Rusia raportohet se propozoi rritjen e ndikimit amerikan në Venezuelë, në këmbim të tërheqjes së ShBA-së nga Ukraina. Kush e di nëse një marrëveshje e tillë është bërë. Ajo që është e sigurt është se një rend i ri botëror është duke lindur. Është një botë ku fuqitë gjithnjë e më autoritare përdorin forcën brutale për të nënshtruar fqinjët dhe për të vjedhur burimet e tyre. Ajo që dikur mund të tingëllonte si fantazi distopike, po ndërtohet para syve tanë. Pyetja është: a kemi mjete, vullnet dhe aftësi për të luftuar kundër? /Telegrafi/

    TË TJERA

    Zemërim në Moskë pasi forcat e Trumpit “sekuestruan” dy anije-cisternë me naftë

    Udhëheqësja e përkohshme e Venezuelës shkarkon gjeneralin përgjegjës për rojet e Maduros

    Katër hapat e lehtë se si mund ta marrë Trump, Grenlandën

    Nga ‘katastrofa’ në ndërhyrjen ‘e përsosur’ – kthesa e dukshme e drejtoreshës së inteligjencës amerikane në Venezuelë

    Trump thotë se Venezuela do t’i japë SHBA-së naftë “cilësore të lartë”

    Maduro dhe gruaja e tij kishin goditur kokën ndërsa përpiqeshin të iknin nga forcat amerikane

    Trump njofton se Venezuela do t’i japë SHBA-së naftë “cilësore të lartë”

    LEXO GJITHASHTU

    Benita Zena: Meshkujt me dialekt të Shqipërisë janë jetë

    January 7, 2026

    “Kishe ofertë nga Lyoni” – Rosicky nuk e përjashton shitjen e Rrahmanit nga Sparta

    January 7, 2026

    Aktivisti Burim Qarri: Përmbytjet në Kosovë pasojë e keqmenaxhimit të lumenjve dhe ndërtimeve të pa planifikuara

    January 7, 2026

    Ku është Mërgim Berisha?

    January 7, 2026
    TË TJERA

    “Krishtlindja si liturgji e destabilizimit” – Fetoshi analizon instrumentalizimin e fesë në strategjinë serbe kundër Kosovës

    January 7, 2026

    Zemërim në Moskë pasi forcat e Trumpit “sekuestruan” dy anije-cisternë me naftë

    January 7, 2026

    Ish-komandanti i FSK-së: Të gjitha armët që blihen nuk do të duhej të bëheshin publike

    January 7, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.