KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Regjim i posaçëm i trafikut nesër në Shkup, do të mbahet garë vrapimi

Regjim i posaçëm i trafikut nesër në Shkup, do të mbahet garë vrapimi

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se nesër, duke filluar nga ora 08:00, në organizim të Shoqatës së Klubit të Atletikës “Maratona e Shkupit“ Shkup, do të mbahet një garë atletike rrugore.

Gara do të zhvillohet me itinerar nga rruga “9” përpara Shtëpisë së Kulturës në komunën e Ilindenit, duke vazhduar drejt përgjatë rrugës “534” në vendbanimin Ilinden, pastaj përgjatë rrugës “532” në fshatin Marino, përgjatë rrugës “10” në fshatin Kadino ku te rrethrrotullimi kthehet gjysmërrethore përsëri përgjatë të njëjtave rrugë – rruga “10”, rruga “532”, rruga “534” dhe rruga “9”, pastaj vazhdon përgjatë rrugës “2” deri në Shtëpinë e të Moshuarve ku kthehet gjysmërrethore përsëri përgjatë rrugës “2” deri në vijën e finishit përpara Shtëpisë së Kulturës në rrugën “9” në vendbanimin Ilinden.

“Për këto arsye, Njësia e Sigurisë në Trafikun Rrugor do të marrë masa për regjim të veçantë trafiku, me ridrejtim të trafikut në rrugët përreth. Ministria e Brendshme u bën apel qytetarëve që të respektojnë urdhrat e lëshuara nga oficerët e policisë në rrugët ku do të zhvillohet eventi”, njoftojnë nga MPB.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.