Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Hashiu ka dënuar sulmin fizik ndaj Hysni Mehanit, zëvendësministër, kandidat për deputet dhe kryetar i Qendrës së Lëvizjes Vetëëvendosje në Skenderaj.
Sipas postimit thuhet se: “Dhuna fizike në jetën publike është cenim i drejtpërdrejtë i sigurisë së qytetarëve, i lirisë së veprimit politik dhe i vetë kulturës demokratike. Mandati publik nuk është strehë për arrogancë, as mburojë për forcë fizike ndaj kundërshtarit politik”.
Haxhiu fton organet e rendit dhe institucionet përgjegjëse që të veprojnë menjëherë, me profesionalizëm dhe pa asnjë hezitim, në mënyrë që çdo person i përfshirë, të përballet me drejtësinë dhe të japë përgjegjësi para ligjit.
“Hysni Mehanit i uroj shërim të shpejtë dhe rikthim sa më të shpejtë në angazhimet e tij publike. Familjes së tij, bashkëpunëtorëve dhe qytetarëve u bëj thirrje për përmbajtje, qetësi dhe besim në institucionet e Republikës”, ka shkruar Haxhiu. /Telegrafi/