KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Latifi kritika për Qeverinë Kurti: S’ka zhvillim e as investime kapitale (VIDEO)

Latifi kritika për Qeverinë Kurti: S’ka zhvillim e as investime kapitale (VIDEO)

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mungesë rezultatesh konkrete, gjatë periudhës së udhëheqjes nga Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri Albin Kurti.

Duke komentuar raportin 50-faqësh të publikuar sot nga Kurti, e në të cilin janë renditur "sukseset e qeverisjes së tij", Latifi ka thënë se në Kosovë nuk ka zhvillim, e as investime serioze kapitale.

Në “Edicionin Special” në Klan Kosova, Latifi ka deklaruar se investimet publike, veçanërisht ato në infrastrukturë dhe projekte të mëdha kapitale, janë në numër të vogël.

“Është numër teper i vogël i projekteve të mëdha kapitale, bile bile ndoshta është vështirë me i numëru 1,2 ose 3 projekte të mëdha kapitale”, ka thënë Latifi.

Latifi ka vlerësuar se kryeministri dhe Qeveria nuk kanë arsye për vetëlavdërim, pasi sipas tij, mungojnë veprat konkrete dhe zhvillimet që do të dëshmonin përparim në vend.

“Nuk shohim investime serioze edhe zhvillime serioze pozitive që kishin me na mbushë mendjen edhe neve si kryetarë komunash apo edhe si qytetarë që po ndodh diçka e mirë, serioze në këtë vend”, ka deklaruar ai.

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.