Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka përfunduar asfaltimi i rrugëve në Sharban.
Përmes një njoftimi të publikuar në Facebook, Rama ka bërë të ditur se punimet për asfaltimin e rrugëve në këtë zonë kanë përfunduar.
Sipas njoftimit, përfundimi i punimeve përbën një ndërhyrje në infrastrukturën rrugore të kësaj zone, duke përmirësuar qasjen dhe qarkullimin për banorët e Sharbanit. /Telegrafi/