KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rama bën bilancin: Rreth 200 efektivë të lënduar dhe vetëm 80 protestues

Rama bën bilancin: Rreth 200 efektivë të lënduar dhe vetëm 80 protestues

Kryeministri shqiptar Edi Rama i ka cilësuar aktet e dhunshme në protestat e fundit si pjesë të një lufte hibride të mirëorganizuar nga aktorë të huaj.

Përmes një analize të numrit të të lënduarve nga të dyja palët, kryeministri shqiptar theksoi se shumica e të dëmtuarve janë në radhët e forcave të rendit dhe se një pjesë e protestuesve të dhunshëm janë elementë të maskuar e të paguar.

“Ky është një sulm që organizohet në një perimetër të mirëpërcaktuar, që ushtrohet nga duar të stërvitura dhe ushqehet nga zjarri i brendshëm, nga aktorë të huaj. Është një luftë hibride që funksionon deri në këtë masë. Sigurisht që shqetësimet janë reale dhe, në këtë projeksion, një nga pikat ku insistohet është se policia po dhunon protestuesit, fëmijët dhe të miturit".

"Ka një fakt shumë të thjeshtë: aty ku përdoret forcë disproporcionale, raportimet për të lënduarit në anën e protestuesve dhe në anën e policisë tregojnë natyrisht një raport të zhdrejtë, ku ka protestues të lënduar më shumë sesa policë. Jemi deri afër 200 efektivë të lënduar dje, jemi 80 protestues të plagosur, ndër të cilët më pak se gjysma janë studentë, as studentë, as nxënës, të rinj të grupit të zjarrit, të maskuar, të paguar, të sjellë nga periferitë për të sulmuar policinë dhe për të krijuar frymën e terrorit”, tha Rama./Euronewsal

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.