KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

QMK: Pothuajse i gjithë territori i vendit i rrezikuar nga zjarret

QMK: Pothuajse i gjithë territori i vendit i rrezikuar nga zjarret

Pothuajse i gjithë territori i Maqedonisë së Veriut ka indeks të lartë meteorologjik të rrezikut nga zjarret, sipas analizave të fundit të autoriteteve.

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me kriza, Muhamed Ali thotë se përjashtim bëjnë vetëm pjesët më të larta të Sharrit.

“Sipas analizës më të fundit të MKFFIS – Sistemi Informativ Maqedonas për Zjarret në Pyje, më 10 gusht 2026, në orën 12:45, pothuajse i gjithë territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me përjashtim të pjesëve më të larta të Sharrit, ka indeks të lartë meteorologjik të rrezikut nga zjarret. Edhe pse për momentin nuk ka zona me indeks meteorologjik shumë të lartë të rrezikut nga zjarret, megjithatë ekziston rrezik për shfaqjen e zjarreve në hapësira të hapura, si dhe zjarreve pyjore me intensitet të lartë, në të gjithë territorin e shtetit”, njofton Ali.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.