Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e Maqedonisë së Veriut janë regjistruar gjithsej 26 zjarre në ambiente të hapura, njofton Qendra për Menaxhim me Kriza.
Deri në orën 07:30 nuk ka zjarre aktive, ndërsa një zjarr është vënë nën kontroll. Bëhet fjalë për një zjarr në dalje nga Kriva Palanka, pranë deponisë. 25 zjarret e mbetura janë shuar plotësisht.
Zjarre janë regjistruar në zonat e Shkupit, Sarajit, Petrovecit, Prilepit, Strumicës, Strugës, Kërçovës, Koçanit, Kumanovës, Gostivarit, Tetovës dhe komunave të tjera.
“Digjeshin bimësi e ulët, kashtë, mbeturina, deponi dhe pemë, ndërsa në disa raste u prekën edhe automjete”, njofton QMK.
QMK informon se situata me zjarret në hapësira të hapura është duke u monitoruar.
