KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Qindra të mitur në Polici, ministri Demo: U përdorën nga organizatorët në vijën e parë të dhunës

Qindra të mitur në Polici, ministri Demo: U përdorën nga organizatorët në vijën e parë të dhunës

Ministri i Punëve të Brendshme në Shqipëri, Ervin Demo e ka cilësuar si shqetësuese përfshirjen e të miturve në akte dhune të cilët sipas tij janë përdorur nga organizatorët në vijën e parë, gjatë protestave.

Në një konferencë për shtyp së bashku me drejtorin e Policisë Skënder Hita, ai tha se deri më tani janë shoqëruar 269 të mitur nën moshën 18 vjeç, raporton A2CNN.

“Të miturit janë përdorur nga organizatorët, të cilët i kanë vënë në vijë të parë të sulmit, duke qëndruar vetë pas. Shifrat e shoqërimit tregojnë se numri i tyre është shqetësues. Janë 269 të shoqëruar nën moshën 18 vjeç. Kjo tregon sfidën e madhe që kemi për të adresuar këtë plagë, që në fakt është një fenomen të cilit duhet t’i japim drejtimin e duhur. Për të miturit duhet të gjejmë rrugën, mbështetjen e duhur që ky fenomen të jetë një kujtim i hidhur i këtyre javëve të fundit”, tha Demo.

Ai ka folur edhe për kërcënimet ndaj drejtuesve të Policisë, për të cilat janë referuar disa raste, duke theksuar se këto kërcënime janë bërë përmes kanaleve publike të komunikimit nga persona që kanë organizuar sulme ndaj policisë.

“Policia e Shtetit ka referuar raste të kërcënimeve që u janë bërë drejtuesve të caktuar, të cilët kanë përdorur kanalet publike të komunikimit për të organizuar sulme ndaj policisë. Është e paprecedentë. Do të ndjekim hapat ligjorë për të garantuar që çdo punonjës të kryejë detyrën duke pasur mbrojtjen e nevojshme. Qasja e qeverisë është e qartë: jemi të hapur të dialogojmë me këdo që kërkon dialog për çështje specifike.”

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.