KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Banka Nacionale e Zvicrës shënon fitim prej 44.2 miliardë frangash në nëntë muajt e parë të vitit

Banka Nacionale e Zvicrës shënon fitim prej 44.2 miliardë frangash në nëntë muajt e parë të vitit

Banka Nacionale e Zvicrës (SNB) ka regjistruar fitim prej 44.2 miliardë frangash zvicerane gjatë periudhës janar-shtator 2026, falë kryesisht performancës pozitive të investimeve në valuta të huaja dhe zhvillimeve në tregjet ndërkombëtare të aksioneve.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Banka Nacionale e Zvicrës (SNB), investimet në valuta të huaja kanë gjeneruar fitim prej 43.3 miliardë frangash. Nga kjo shumë, 29.8 miliardë franga janë rezultat i ndryshimeve në kurset e këmbimit.

Kontribut të rëndësishëm në rezultatin financiar kanë dhënë edhe investimet në aksione, të cilat kanë sjellë fitim prej 23.7 miliardë frangash.

Ndërkohë, rezervat e arit kanë ndikuar pozitivisht në rezultat gjatë tremujorit të tretë, pas një periudhe më të dobët në gjashtëmujorin e parë.

Ende nuk dihet nëse kantonet do të përfitojnë nga fitimi

Pavarësisht rezultatit të lartë financiar, mbetet e paqartë nëse Konfederata dhe kantonet zvicerane do të përfitojnë nga shpërndarja e fitimit të bankës qendrore, transmeton Telegrafi.

Mundësia e një shpërndarjeje të tillë varet nga ecuria e mëtejshme e tregjeve financiare dhe lëvizjet e kurseve të këmbimit deri në fund të vitit.

Për këtë arsye, ende nuk ka siguri nëse SNB-ja do të ndajë fitime me sektorin publik dhe sa mund të jetë shuma që do t’u takojë autoriteteve federale dhe kantonale.

Rezultati përfundimtar financiar i bankës pritet të përcaktohet nga zhvillimet në tregjet ndërkombëtare deri në mbyllje të vitit./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.