KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, miraton dy vendime

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, miraton dy vendime

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar dy vendime.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media, në të cilën thuhet se vendimi i parë është marrë për themelimin e Këshillit Organizativ për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe vendimi i dytë është për autorizimin e pagesës në shumë prej 154,000 euro për Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

“Themelimin e Këshillit Organizativ për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës; Autorizimin e pagesës në shumë prej 154,000 euro për Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për rritjen e kuotës së kapitalit të Qeverisë së Republikës së Kosovës në BERZH”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.