KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Qeveria miraton vendosjen në ankand të 5 automjeteve të vjetra të Ministrisë së Arsimit

Qeveria miraton vendosjen në ankand të 5 automjeteve të vjetra të Ministrisë së Arsimit

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për shitjen e automjeteve zyrtare të cilat janë të papërdorshme dhe jashtë funksionit.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur më 23 nëntor, raporton IndeksOnline.

Sipas vendimit, Ministria e Digjitalizimit dhe e Administratës Publike obligohet që të kryejë procedurat e shitjes së automjeteve përmes ankandit publik, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Në listën e automjeteve që do të dalin në ankand janë gjithsej pesë automjete, tri të markës Suzuki, një Mitsubishi dhe një Nissan Patrol.

Lista e automjeteve që do të shiten:

– Suzuki, i vitit 2000, me çmim fillestar të shitjes 250.

– Suzuki, i vitit të shënuar 200 në dokument, me çmim fillestar të shitjes 250.

– Mitsubishi, i vitit 2002, me çmim fillestar të shitjes 200.

– Nissan Patrol, i vitit 2004, me çmim fillestar të shitjes 250.

Pjesë e vendimit është edhe lista e automjeteve jashtë përdorimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Më poshtë detaje:

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.