Deputetja e Aleancës, ka deklaruar se partia e saj funksionon me qëndrime të qarta dhe pa maska politike, duke kritikuar njëkohësisht zhvillimet brenda Lëvizjes Vetëvendosje.
Haxhiu ka thënë se Aleanca ka deputetë dhe strukturë të organizuar, ndërsa sipas saj, montazhet dhe maskat politike janë dukuri që ndodhin brenda grupeve të VV-së.
“Aleanca i ka origjinale shkrimet, Aleanca i ka deputetët dhe strukturën, gjithçka i ka origjinale. Nuk ka maska dhe nuk ka pasur asnjëherë për ne. Te ne e bardha është e bardhë, e zeza është e zezë. Maskat dhe montazhet që i kanë në VV nuk ndodhin as në partitë tjera”, ka deklaruar Haxhiu.
Burimi: gazetablic.com ↗

