Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës po planifikon të bëhet me laptop të rinj.
Për këtë qëllim, kjo zyrë ka ndarë kontratë në vlerë prej 17 mijë e 604 euro për furnizim me laptopë, raporton IndeksOnline.
Sipas njoftimit të publikuar në platformën e-prokurimit, vlera e parashikuar e kontratës ishte 20 mijë euro, ndërsa kriteri për dhënien e saj ishte çmimi më i ulët.
Kontrata është dhënë më 23 nëntor 2026, ndërsa nënshkrimi i saj ishte planifikuar për 24 nëntor.
Në këtë procedurë kanë konkurruar dy operatorë ekonomikë, ndërsa kontrata i është dhënë kompanisë “FutureBITS” SH.P.K., me vlerë të përgjithshme prej 17,604 euro. /IndeksOnline/
Burimi: indeksonline.net ↗

