KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Pushimet para se jeta të nisë me të vërtetë”, Ana dhe Kevin ndajnë momente nga bregdeti shqiptar

“Pushimet para se jeta të nisë me të vërtetë”, Ana dhe Kevin ndajnë momente nga bregdeti shqiptar

Çifti i njohur, Ana dhe Kevin, kanë zgjedhur bregdetin e jugut të Shqipërisë për të kaluar pushimet e tyre verore duke shijuar disa ditë të qeta në Radhimë të Vlorës.

Përmes postimeve në rrjetet sociale, ata kanë ndarë momente nga pushimet, duke treguar pamje nga deti, natyra dhe koha që po kalojnë së bashku.

Megjithatë, një postim i Kevinit tërhoqi veçanërisht vëmendjen e ndjekësve.

Foto: Instagram

Në një fotografi të publikuar në InstaStory, ai shkroi: “Pushimet e fundit verore para se jeta të fillojë me të vërtetë”.

Mesazhi lidhet me një moment shumë të rëndësishëm që po përjeton çifti, pasi Ana është në pritje të ëmbël.

Foto: Instagram

Kështu, këto pushime duket se janë ndër ditët e fundit që ata po i shijojnë vetëm si çift, përpara se të marrin rolin e prindërve për herë të parë.

Kevin ka vijuar të ndajë me ndjekësit edhe momente të tjera nga qëndrimi i tyre në Vlorë, përfshirë fotografi të përbashkëta me Anën. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.