KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gërvalla nga Prekazi: S’ka vend tjetër ku mund ta fillojmë 28 nëntorin, kush harron historinë harron të ardhmen

Gërvalla nga Prekazi: S’ka vend tjetër ku mund ta fillojmë 28 nëntorin, kush harron historinë harron të ardhmen

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka nisur aktivitetet për shënimin e 28 Nëntorit nga Prekazi, ku së bashku me kryetaren e Kuvendit, ministra, deputetë dhe përfaqësues të tjerë institucionalë, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

Gërvalla-Schwarz ka thënë se Prekazi është vendi i duhur për të nisur festën e 28 Nëntorit, duke e cilësuar atë si vend të shenjtë për shqiptarët kudo në botë dhe pikënisje të aktiviteteve që lidhen me historinë dhe lirinë e kombit.

“Sot e filluam 28 Nëntorin në Kosovë së bashku me kryetaren e Kuvendit, me kolegë ministra, me deputetë të Kuvendit dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve, pikërisht në Prekaz, edhe pse është ditëlindja e komandantit Adem Jashari, por sepse nuk ka vend tjetër ku mund ta fillosh 28 Nëntorin. Në këtë vend, i cili është vendi i shenjtë i të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen në botë dhe ku është pikënisja e secilit aktivitet i cili lidhet me historinë tonë, me lirinë tonë edhe me të ardhmen e kombit tonë. Për shkak se ai që harron historinë, harron edhe të ardhmen që ka për të ndërtuar”, ka deklaruar Gërvalla-Schwarz.

Ajo ka folur edhe për rëndësinë e bashkëpunimit dhe përgjegjësinë e dy shteteve shqiptare, Kosovës dhe Shqipërisë, në përfaqësimin e shqiptarëve kudo në botë.

Ministrja ka rikujtuar sakrificën e mijëra njerëzve që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, duke theksuar se 28 Nëntori është një përkujtim i vazhdueshëm i gjakut të derdhur dhe përgjegjësisë ndaj historisë kombëtare.

“Nëntorët shqiptarë, 28 Nëntorët shqiptarë kulmuan në dy shtetet tona, Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës. 28 Nëntori na përkujton që kemi shumë punë për të bërë me qëllim që shqiptarët anekënd botës ku janë ta ndjejnë veten të përfaqësuar denjësisht nga dy shtetet e tyre dhe ta ndjejnë veten përgjegjës për sakrificën, për gjakun e derdhur, për të gjithë ata trupa, ata mijëra e mijëra trupa, të cilët të mbështjellë me flamurin kombëtar prehen në tokën e Kosovës”, ka thënë Gërvalla-Schwarz.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.