KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Përplasjet për muralin e Nënë Terezës, autori: Ajo nuk e meriton një trajtim të tillë

Përplasjet për muralin e Nënë Terezës, autori: Ajo nuk e meriton një trajtim të tillë

Autori i mozaikut të Nënë Terezës, Don Dominik Kukeli, ka reaguar lidhur me përplasjet për vendosjen e muralit në objektin ku ndodhet Ministria e Ekonomisë, duke thënë se humanistja shqiptare nuk e meriton një trajtim të tillë.

Përmes një postimi në Facebook, Kukeli ka publikuar edhe fotografinë e mozaikut, për të cilin ka thënë se po bëhet gjithë kjo “tragji-komedi”.

“NËNË TEREZA NUK E MERITON NJË TRAJTIM TË TILLË… nga askush… e aq më pak nga "gjaku" i saj. Ky është Mozaiku për të cilin është duke u bërë gjithë kjo tragji-komedi! (Foto jo profesionale)”, ka shkruar ai.

Vendosja e muralit në objektin ku është e vendosur Ministria e Ekonomisë është bërë temë përplasjesh ndërmjet Komunës së Prishtinës dhe institucioneve qendrore.

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka dhënë pëlqimin për vendosjen e tij, por Ministria e Ekonomisë një ditë më parë nuk e ka lejuar ndërhyrjen në objekt. Sipas arsyetimit të ministrisë, objekti nuk menaxhohet nga Komuna dhe kjo e fundit ka vepruar pa autorizim, konsultim apo njoftim paraprak të ministrive përgjegjëse.

Ndërkaq, gjatë ditës së sotme, situata është tensionuar edhe më shumë, me përplasje mes kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, zyrtarëve të tjerë komunalë dhe Policisë së Kosovës.

Për momentin nuk ka një vendim përfundimtar nëse murali do të vendoset apo jo, ndërsa në vendngjarje vazhdojnë të qëndrojnë zyrtarët komunalë dhe pjesëtarët e Policisë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.