Presidenti i Ferizajt, Lulzim Abazi ka dhënë shpjegimin e tij mbi atë se pse trajneri Arsim Abazi nuk po i udhëheq ‘Ujqit’, pavarësisht se ditë më parë u emërua në krye të këtij klubi.
Më datë 19 prill, Ferizaj ndau rrugët me teknikun Nevil Dede pas rezultateve të dobëta dhe vetëm një ditë më vonë ata zyrtarizuan rikthimin e Abazit, me këtë të fundit që deri në ato momente ishte në krye të Dinamo Ferizajt.
E pikërisht Dinamo duket të jetë pengesa kryesore që Abazi nuk po arrin ta udhëheq Ferizajn nga stoli.
Kjo pasi sipas presidentit Abazi, ata i kanë kërkuar trajnerit të jap doërheqje nga pagat në mënyrë që t’i lëshohet fletëshkarkimi.
“Sipas fjalëve të Arsimit gjoja se ata i kanë thënë ne mund ta japim fletëshkarkimin mirëpo duhet të heqësh dorë nga pagat”.
“Këtë informacion e kam. Meqenëse nuk është pjesë e imja kjo nuk dua të hyj në atë pjesë, mes marrëdhënies së tyre me Dinamon, mirëpo kështu e ka prezantuar tek ne Arsimi”, ka deklaruar Abazi./Telegrafi/