Trajneri i Gjermanisë, Jurgen Klopp, ka mbetur i impresionuar nga paraqitja e kombëtares së tij në fitoren 3-1 ndaj Serbisë, ku vëmendjen e rrëmbeu edhe futbollisti me prejardhje shqiptare, Brajan Gruda.
Gruda shënoi një gol të bukur në debutimin e tij me Gjermaninë, duke marrë edhe vlerësime të veçanta nga trajneri.
Klopp e cilësoi këtë paraqitje si një hap të madh përpara, duke theksuar se lojtarët duhet të fillojnë të besojnë më shumë në cilësinë që posedojnë.
“Duhet të mësohemi me faktin se jemi vërtet të mirë, ose mund të jemi vërtet të mirë. Ua thashë edhe lojtarëve këtë”, deklaroi Klopp.
Ai nuk i kurseu lëvdatat as për Grudën, të cilin e kujtoi edhe nga koha kur luante te Mainzi.
“Më kujtohet koha e tij te Mainzi, ku shënoi një gol të ngjashëm. Edhe atëherë thoshim se ishte një lojtar shumë i mirë. I shkreti mbrojtësi i majtë serb”, u shpreh me humor trajneri gjerman.
“Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm. Luajti lojën e tij, mori rreziqe dhe pati një paraqitje fantastike. Goli i tij i parë në paraqitjen e parë ndërkombëtare – ky është një rekord mjaft i mirë, apo jo?”, përfundoi Klopp. /Indeksonline/

