KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Cardinale premton rikthimin e Milanit në majat e Evropës

Cardinale premton rikthimin e Milanit në majat e Evropës

Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, ka zbuluar ambiciet e mëdha për të ardhmen e klubit kuqezi, duke premtuar se synimi i tij është rikthimi i gjigantit italian në majat e futbollit evropian.

Në një intervistë të gjerë, Cardinale ka folur për projektin e tij financiar dhe sportiv, duke theksuar se dëshiron që Milani të jetë në gjendje të konkurrojë me klubet më të mëdha në botë, përfshirë gjigantët e Ligës Premier.

Ai synon ta transformojë profilin financiar të klubit përmes të ardhurave që pritet të gjenerohen nga stadiumi i ri, projekti në San Donato dhe iniciativa të tjera sportive e komerciale.

“Po bëj gjithçka që është e mundur për t’u siguruar që, kur të duam një futbollist, askush të mos mund të më thotë se nuk mund ta marrim, sepse nuk kemi mundësi financiare”, deklaroi Cardinale.

Ai ishte i prerë edhe sa i përket të ardhmes së pronësisë, duke mohuar kategorikisht mundësinë e shitjes së klubit.

“Nuk do ta shes kurrë Milanin. Kurrë! Ky është një projekt për ta rikthyer Milanin te fitoret. Objektivi im është të fitojmë tituj kampionë të Italisë në mënyrë të vazhdueshme dhe, natyrisht, të rikthehemi në Champions League”, theksoi ai.

Cardinale synon që Milani të mos jetë vetëm një fuqi në futbollin italian, por një klub që rivalizon më të mirët në nivel global, duke ndërtuar një model të ri financiar dhe sportiv. /Indeksonline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.