KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Protestuesit sulmojnë bankën e nivelit të dytë

Protestuesit sulmojnë bankën e nivelit të dytë

Protestuesit kanë sulmuar me mjete të forta një bankë të nivelit të dytë në zonën e 9-katësheve në Tiranë, duke thyer xhamat e godinës dhe duke dëmtuar bankomatin.

Gjatë incidenteve, studentët dhe gjimnazistët kanë goditur bankën me mjete metalike. Po ashtu, protestuesit i kanë vënë zjarrin një infopoint-i që ndodhej pranë saj. Ngjarja vjen pas përplasjeve të forta të shënuara më herët gjatë protestës në Tiranë, në zonën e Ministrisë së Arsimit, pranë Parlamentit dhe selisë së Partisë Socialiste.

Protesta e studentëve dhe gjimnazistëve është përshkallëzuar, me incidente në disa zona të kryeqytetit dhe ndërhyrje të forcave të policisë për shpërndarjen e turmave. /a2cnn

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.