KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Protesta në Tiranë: Vazhdon kaosi, i vihet flaka edhe objektit të Komisariatit

Protesta në Tiranë: Vazhdon kaosi, i vihet flaka edhe objektit të Komisariatit

Njëjtë sikur ditëve të tjera, edhe në ditën e gjashtë ka eskaluar protesta në Tiranë, me përplasje të shumta ndërmjet protestuesve dhe Policisë së Shtetit.

Hedhja me gurë e koktej molotovi nga protestuesit, është kundërpërgjigjur në shumë raste me hedhje të topave të ujit dhe të gazit lotsjellës nga Policia.

Kaosi ka vazhduar edhe në orët e mbrëmjes në kryeqendrën shqiptare, ndërsa u është vënë flaka disa ambienteve të Komisariatit nr. 3 në Tiranë.

Situata paraqitet e rëndë, pasi në këtë komisariat ndodhen edhe ambiente paraburgimi.

Menjëherë në vendin e incidentit kanë mbërritur forca të shumta policie dhe një automjet zjarrfikës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.