KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Barcelona konfirmon dy mungesa të mëdha para përballjes ndaj PSG dhe El-Clasicos

Barcelona konfirmon dy mungesa të mëdha para përballjes ndaj PSG dhe El-Clasicos

Barcelona ka marrë një lajm të keq në prag të përballjes në Champions League kundër Paris Saint-Germain.

Mbrojtësit Eric Garcia dhe Jules Kounde kanë pësuar lëndime gjatë fitores ndaj Real Betisit dhe do të mungojnë në sfidën e së martës.

Klubi katalanas konfirmoi se Garcia ka dëmtuar muskulin e kofshës së djathtë dhe do të mungojë për 3 deri në 4 javë, transmeton Klankosova.tv.

Ky lëndim e lë atë jashtë fushave si për ndeshjen ndaj PSG-së, ashtu edhe për "El Clasicon" kundër Real Madridit.

Në anën tjetër, Kounde ka pësuar një ndrydhje të kyçit të këmbës së majtë. Ai do të mungojë zyrtarisht ndaj PSG-së, ndërsa prania e tij kundër Real Madridit do të varet nga ecuria e rikuperimit.

Mungesa e tyre shton problemet për trajnerin Hansi Flick, i cili po përballet edhe me lëndimin e Andreas Christensenit.

Nëse Kounde nuk rikuperohet në kohë, Flick pritet të vendosë Joao Cancelon në krahun e djathtë, ndërsa Pau Cubarsi dhe Gerard Martin mbeten opsionet kryesore në qendër të mbrojtjes.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.