KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Paçarizi: Presidentja duhet të jetë pjesë aktive e Grupit Punues të Apelit në Hagë

Paçarizi: Presidentja duhet të jetë pjesë aktive e Grupit Punues të Apelit në Hagë

Opinionisti Rrahman Paçarizi, në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, ka deklaruar se presidentja Justina Shiroka-Pula duhet të jetë pjesë aktive e Grupit Punues për Apelin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Pos tjerash, Paçarizi tha se presidentja duhet të shfrytëzojë situatat për të përçuar të vërtetën, transmeton Klankosova.tv.

“Presidentja duhet të ketë rol për plot arsye dhe për shkak të backround-it të saj akademik dhe politik, presidentja e Kosovës unë mendoj se është një figurë mjaft përfaqësuese, e cila jo patjetër do të iu qaset vetë këtyre problematikave, dhe përpjekjes për ta përçuar të vërtetën atje. Por ajo mund të bëjë dhe duhet të jetë pjesë e këtij Grupi Punues, pra duhet të jetë pjesë aktive e këtij grupi që ka themeluar Qeveria”.

“Ajo duhet t’i shfrytëzojë momentet kur tashmë sapo është zgjedhur, ta shfrytëzojë këtë situatë kur po merr telegrame urimi nga homologë të saj dhe nga BE”, tha ai.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.