Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës Besnik Tahiri, ka folur pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit.
Tahiri foli rreth përgatitjeve të shtetit të Kosovës për procesin e Apelit në Hagë për 4 çlirimtarët.
"E para, shteti i Kosovës e ka përcaktuar një komision që do të merret me hartimin e strategjisë së shtetit të Kosovës, strategji e cila duhet të jetë në mbështetje të 4 çlirimtarëve që janë në Hagë. Emrat janë vendosur, këtë javë besoj do të ketë edhe një takim, por mbi takimet është e rëndësishme të mos ketë vonesë që shteti i Kosovës të veprojë në adresimin e kësaj teme që është bukur e rëndësishme", deklaroi para mediave shefi i deputetëve të Aleancës transmeton Klankosova.tv.
"Sot është data 19, pra ka kaluar një muaj prej kur është marrë vendimi, shteti i Kosovës ende nuk ka marrë veprime të cilat ishin dashtë të jenë bazë në raport me qëndrimin e shtetit në Bruksel, Londër, Washington e kudo", theksoi ai.

