Analisti Azdren Shala ka deklaruar se ndryshimi i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës nuk do të ndikojë në rritjen e mbështetjes elektorale të këtij subjekti.
Në emisionin "Kosova Today", Shala tha se problemi i PDK-së qëndron te mungesa e unitetit brenda ekipit që e rrethon kryetarin.
“E parëndësishme është kush është kryetari. Problemi është se ekipi që i rri prapa kryetarit nuk është kurrë unik, nuk është kurrë në unison. PDK-ja, si krejt partitë në Kosovë, me përjashtim të VV-së, që ka dorë të hekurt Kurtin, janë të ndara në dysh ose treshe, varësisht prej interesave. Nuk është çështje emri. Kushdo që bëhet kryetar i PDK-së, për mua nuk e forcon në kuptimin elektoral. Nuk pres sukses”, deklaroi Shala.

