Gazetari Flavio Qarri ka folur rreth protestave të studentëve në Shqipëri.
Në emisionin “Kosova Today”, gazetari thotë se protestat vijnë si pasojë e akumulimit të pushtetit, transmeton Klankosova.tv.
“Thelbi është që akumulimi i pushtetit dhe përqendrimi te një njeri i vetëm i çdo institucioni, hapësire dhe amortizatori social, pikërisht te emri i Edi Ramës, ka vrarë çdo mundësi që të ketë hallka të ndërmjetme për të zgjedhur problematika të veçanta, gjatë kohës dhe gjatë rrugës”, u shpreh ai.
Burimi: klankosova.tv ↗

