Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për një ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në disa zona, si pasojë e një rrjedhjeje në gypin kryesor me diametër DN 250 mm, në rrugën “Arbanasi”.
Sipas njoftimit, pa furnizim me ujë kanë mbetur këto zona: një pjesë e Hajvalisë, Veterniku (pjesa prapa fabrikës “Gorenje”), Lagjja Qëndresa, konsumatorët në pjesën prapa “Grand Store”, si dhe zona në drejtim të Rezonancës – Lagjja Premium.
Nga KRU “Prishtina” bëjnë të ditur se ekipet teknike kanë dalë në terren dhe janë duke punuar intensivisht në sanimin e defektit, me qëllim të rikthimit të furnizimit me ujë në kohën më të shkurtër të mundshme. /Telegrafi/