Sot, më 01.05.2026, rreth orës 12:00, Policia ka pranuar informacion se në fshatin Piranë të Prizrenit, një grua rreth 43-vjeçare është gjetur pa shenja jete.
Njësitë policore dhe ekipi emergjent kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka dalë në vendngjarje.Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve kanë kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe kanë mbledhur prova relevante.
Pranë trupit të viktimës është gjetur një armë zjarri (pistoletë), e cila, me urdhër të prokurorit, është sekuestruar.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për obduksion.
Policia e ka iniciuar rastin si “Hetim i vdekjes” dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.