Ambasadori amerikan në Shqipëri, Erik Wendt, që ka nisur detyrën prej fundit të shtatorit, ka ndarë një mesazh të rëndësishëm, duke renditur prioritet e punës së tij në vendin tonë.
Gjatë këtyre javëve ai ka zhvilluar disa takime zyrtare, ndërsa ky është mesazhi i tij i parë i drejpërdrejtë prej tij prej qendrës së kryeqytetit të shqiptarëve. Tre prioritete ka axhenda e Erik Wendt.
“E para, të bëhemi më të fortë. Ne forchemi kur ndërtojmë kapacitete të mirëfillta mbrojtëse dhe kur secili prej nesh përmbush pjesën që i takon si pjesë e Aleancës”, u shpreh Wendt.
Pjesë e punës është tregtia dhe investimet që sjellin përfitime për dy vendet.
“Të bëhemi më të begatë. Do të gjejmë mënyra për të rritur tregtinë, investimet dhe mundësitë, duke sjell përfitime për amerikanët dhe shqiptarët”, tha ai.
Prioriteti i tretë lidhet me luftën kundër krimit transnacional, i përmendur prej kohësh edhe prej vetë Presidentit Amerikan Trump.
“Të bëhemi më të sigurt. Do të bashkëpunojmë së bashku për të luftuar krimin transnacional dhe për të mbojtur interesat tona të përbashkëta”, shtoi ambasadori Wendt.
Këto prioritete, ambasadori amerikan i cilëson si një proces vlerësimi gjatë muajve në vijim, që përcaktojnë rrugën përpara për të ardhme më të fortë, më të begatë dhe më të sigurt. Ai shprehet dhe për marrëdhëniet mes dy vendeve, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria ndajnë një histori të fuqishme, një miqësi të thellë dhe një respekt të mirëfilltë.
Haxhiu takon kryetarët e grupeve parlamentare, diskutojnë për prioritetet dhe seancat e ardhshme të Kuvendit
Read more

