Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale hapësirën më të re të komunikimit online, përmes së cilës fton qytetarët që t’i drejtohen drejtpërdrejt atij dhe qeverisë për problematikat e tyre.
Kjo nismë e Ramës vjen pas protestave të dhunshme në Tiranë ku studentë e qytetarë kërkuan dorëheqjen e tij, duke refuzuar dialogun që Rama synonte ta vendoste me ta.
Rama, gjithashtu, për disa ditë rresht ka vendosur një tryezë prej guri me disa ulëse si ftesë për protestuesit për të dialoguar.
“ Folmekm.al. Dritarja e Dialogut është e hapur “, shkruan kreu i qeverisë bashkëngjitur me videon, ku shpjegon se si funksionon faqja.
Burimi: gazetablic.com ↗

