Një burrë ka lëshuar një paralajmërim për Anglinë përpara Kupës së Botës 2026. Dhe ai thotë se e ka parë se çfarë i pret Harry Kane dhe ekipin e tij.
Nicolas Aujula, 39 vjeç, një hipnoterapeut me bazë në Londrën perëndimore, pretendon se i zbuloi për herë të parë fuqitë e tij psikike në moshën 17 vjeç, kur përjetoi vizione të vetes në jetët e kaluara – duke përfshirë edhe si një mbretëreshë egjiptiane dhe një luan.
Këshillat e tij të mëparshme përfshinin, thotë ai, “parashikimin” e triumfit të Spanjës në Euro 2024 – dhe parashikimin e Covid-it.
Ai thotë se ka parashikuar gjithashtu zjarrin në Notre Dame në Paris dhe lëvizjen Black Lives Matter.
Duke parë përpara Kupën e Botës FIFA 2026 , ai parashikon që Spanja, Brazili dhe Argjentina do të arrijnë në gjysmëfinale.
Ai gjithashtu beson se Maroku dhe Panamaja do të dalin si pretendentë të papritur dhe se turneu do të dëmtohet nga moti i keq, “huliganët” dhe “britmat raciste”.
“Vazhdova ta shihja numrin gjashtë, kështu që kjo mund të nënkuptojë që 6 korriku është i rëndësishëm ose ata renditen të gjashtët në përgjithësi”, tha ai për Anglinë.
“Gjithashtu mendoj se Jude Bellingham mund të dëshmohet të jetë një lojtar shumë i fortë. Marcus Rashford duhet të ketë kujdes – mendoj se mund të pësojë një dëmtim të madh që do të ndikojë në turne”, shtoi tutje Aujula.
“Mendoj se Harry Kane do të përballet me kritika nga tifozët dhe mediat – pata një vizion ku ai po humbiste durimin”, vazhdoi 39-vjeçari.
“Vizionet e mia nuk janë diçka që mund ta kontrolloj”, zbuloi Nicolas.
“Shpesh, ato janë simbolike dhe jo të drejtpërdrejta, që do të thotë se kërkojnë interpretim për të zbuluar kuptimin e tyre më të thellë. Ndonjëherë mesazhi nuk është menjëherë i qartë dhe gjithmonë ekziston mundësia e keqinterpretimit”, përfundoi ai.
Me Kupën e Botës 2026 si turneun më të madh që futbolli ka parë ndonjëherë, Nicolas tani e ka kthyer vëmendjen e tij në parashikimin se kush do ta ngrejë trofeun.
Pavarësisht se thotë se “parashikoi me saktësi” fitoren e Spanjës në Euro 2024, ai nuk ka vënë kurrë bast për asnjë nga vizionet e tij dhe nuk ka ndërmend ta bëjë këtë vit, pasi bastet “nuk përputhen” me pikëpamjet e tij.
Sipas Nicolas, një lojtar nga kombëtarja e Spanjës ose Portugalisë mund ta përfundojë turneun si fitues i Këpucës së Artë, çmimi që i jepet golashënuesit më të mirë të turneut.
Ai tha se kishte parë vazhdimisht imazhe të Shkretëtirës Sahara, të cilat i interpretoi si një shenjë se Maroku dhe Panamaja mund të dilnin si surprizat më të mëdha të Kupës së Botës. /Telegrafi/
