KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

​Flick ua “ndalon” barazimin lojtarëve të Barcelonës

​Flick ua “ndalon” barazimin lojtarëve të Barcelonës

Trajneri gjerman Hansi Flick duket se ka vendosur një standard të veçantë te Barcelona, ku barazimet janë bërë një rezultat pothuajse i panjohur. Skuadra katalanase ka kaluar një periudhë të gjatë pa ndarë pikët me kundërshtarët, duke dëshmuar qasjen sulmuese dhe mentalitetin fitues që trajneri gjerman kërkon nga futbollistët e tij.

Sipas gazetës spanjolle “AS”, barazimi i fundit i Barcelonës erdhi më 10 mars, në përballjen 1-1 ndaj Neëcastle United në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve. Që nga ajo ndeshje, Barcelona ka zhvilluar 32 takime, duke regjistruar 27 fitore dhe pesë humbje, pa asnjë barazim.

Në kampionatin spanjoll, kjo statistikë është edhe më e veçantë. Barazimi i fundit i Barcelonës në LaLiga daton më 31 gusht 2025, kur kishte luajtur 1-1 ndaj Rayo Vallecanos.

Ndërkohë, një tjetër statistikë e veçantë e skuadrës së Flick është fakti se gjatë periudhës së tij si trajner, Barcelona nuk ka përfunduar asnjë ndeshje me rezultat 0-0. Kjo pasqyron filozofinë sulmuese të gjermanit dhe insistimin e tij që skuadra të kërkojë fitoren deri në fund.

Barcelona po kalon një tjetër sezon ambicioz. Pas 13 xhirove në LaLiga për sezonin 2026/27, katalanasit kryesojnë tabelën me 36 pikë, tri më shumë se rivali i përbetuar, Real Madrid.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.