Xhiroja e 15 e Superligës së Kosovës në futboll hapet sot me ndeshjen Malisheva – Llapi.
Malisheva zë vendin e dytë në tabelë me 30 pike , 5 më pak se lideri Prishtina.
Llapi, nga ana tjetër, edhepse është në mini-seri pozotive prej dy fitoreve rresht ndodhet në vendin e nëntë me 11 pikë dhe momentalisht gjindet në zonën e rrezikuar për largim nga Superliga.
Në përballjen e parë të këtij stinori në stadiumin "Zahir Pajaziti" Malisheva kishte shënuar fitore bindëse me rezultat 4-0.
Ndeshja Malisheva – Llapi zhvillohet sot në stadiumin “Liman Gegaj” dhe nis në ora 13:00.
Burimi: dukagjini.com ↗

