Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i Senegalit, Bassirou Diomaye Diakhar Faye, me rastin e marrjes së mandatit.
Në letrën e tij, presidenti Faye i ka përcjellë urimet e përzemërta homologes së tij kosovare, duke shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar në forcimin e marrëdhënieve të miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Senegalit.
Ai ka shprehur vullnetin për të punuar së bashku me presidenten Shiroka Pula në thellimin e marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve./IndeksOnline/
Burimi: indeksonline.net ↗

