Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të jetë sot për vizitë në Kosovë, në kuadër të një turne ballkanik.
Presidentja e KE-së do të pritet në takim nga ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu.
Takimi do të mbahet në ora 12:30.
Para vizitës në Kosovë, von der Leyen ishte për vizitë në Shqipëri.
Gjatë qëndrimit atje, presidentja e KE-së ka kërkuar vijimin dhe zbatimin e plotë të reformave, duke theksuar se Shqipëria ka përmbushur mbi 80% të hapave të Planit të Rritjes.