Gjyqtarët dhe bashkëpunëtorët profesionalë të Departamentit të Përgjithshëm të Gjykatës Administrative marrin pjesë në punëtorinë me temën “Shqyrtimi gjyqësor në prokurimin publik: standardet, procedurat dhe mjetet juridike”, të organizuar nga Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me SIGMA-n.
Me këtë rast, kryetari i Gjykatës Administrative, Kreshnik Kaçiu, theksoi rëndësinë e këtij trajnimi për avancimin e njohurive profesionale të gjyqtarëve, veçanërisht në kuptimin e procedurave administrative që zhvillohen nga autoritetet kontraktuese në fushën e prokurimit publik, si dhe në zbatimin e standardeve të duhura profesionale gjatë vendimmarrjes gjyqësore.
Tutje, Kaçiu theksoi se specializimi i gjyqtarëve të Departamentit të Përgjithshëm të Gjykatës Administrative në fusha të caktuara paraqet interes të veçantë për Gjykatën Administrative…, si gjykatë e re dhe e specializuar në drejtësinë administrative. Ai falënderoi Akademinë e Drejtësisë dhe SIGMA-n për mbështetjen dhe bashkëpunimin në organizimin e aktiviteteve të tilla, duke shtuar se ky është fillimi i një rruge të gjatë që synon profilizimin e gjyqtarëve të Departamentit të Përgjithshëm…
Nga ana e tyre, përfaqësues të Akademisë së Drejtësisë dhe SIGMA-s, ofruan mbështetje në fushën e trajnimeve të tilla, për Gjykatën Administrative.
Ligjërues në punëtorinë që fokus ka zhvillimin e kapaciteteve profesionale në fushën e prokurimit publik, janë ekspertët Zoran Blažević dhe Bonut Smrdel.

