KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dy seanca plenare të enjten, Haxhiu: Kemi kërkuar opinion për Ligjin për Specialen

Dy seanca plenare të enjten, Haxhiu: Kemi kërkuar opinion për Ligjin për Specialen

Kuvendi i Kosovës do të mbajë dy seanca plenare të enjten, më 26 nëntor. Seanca e parë do të nisë në orën 10:00, ndërsa e dyta në orën 13:00, ka bërë të ditur kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Pas mbledhjes së Kryesisë, Haxhiu ka bërë të ditur se në seancën e orës 10:00 do të shqyrtohen disa pika të mbetura nga seancat e kaluara.

Ndër to janë rezoluta nga interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, rezoluta e propozuar për çështjen e furnizimit me energji elektrike, emërimi i anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës dhe të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

Po ashtu, në rend dite do të jetë edhe rekomandimi për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, si dhe çështje të tjera që ndërlidhen me vendimet e komisioneve parlamentare.

Sa i përket ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Specialen, i cili është kthyer në Kuvend nga presidentja, Haxhiu tha se Kryesia ka kërkuar opinion nga Drejtoria Ligjore lidhur me hapat e mëtejmë proceduralë.

Ajo sqaroi se, sipas Rregullores së Kuvendit, komisioni përkatës ka katër javë kohë për ta proceduar raportin në seancë plenare pas kthimit të ligjit, por ky afat tashmë ka kaluar.

"Sa i përket ligjit…, që është kthyer nga presidentja, në si kryesi kërkuam një opinion, raport me veprimin e radhës, për shkak se sipas rregullores së Kuvendit, pas kthimit të një ligji në Kuvendin e Republikës së Kosovës, pra siç e kemi rastin në fjalë, komisioni përkatës i ka katër javë për ta proceduar raportin në seancën plenare. Ky afat është tashmë ka përfunduar dhe nga persona përgjegjës, përkatësisht nga drejtoria ligjore, kemi kërkuar se çka ndodh nëse ky afat kalohet, sepse, besoj e dini që nuk parashihet ndonjë pasojë se çka ndodh në qoftë se nuk kemi një vendim në mënyrë me afatet ose sipas afateve”, ka deklaruar ajo.

Haxhiu bëri të ditur se, sipas informacioneve që ka, një nismë e re lidhur me këtë çështje pritet të procedohet gjatë kësaj jave.

Ajo theksoi se mospajtimet e deritanishme kanë qenë kryesisht të natyrës procedurale dhe jo përmbajtjesore, duke shtuar se çështja do të diskutohet sapo të procedohet drafti i ri.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.