KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Presidenti Begaj në Tetovë, Kasami: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë perspektivë të përbashkët evropiane

Presidenti Begaj në Tetovë, Kasami: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë perspektivë të përbashkët evropiane

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, ka pritur në një vizitë zyrtare Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

Ky takim është vlerësuar si një moment të rëndësishëm për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Me shumë kënaqësi e mirëpritëm në Tetovë Presidentin e Shqipërisë, Sh.T. Bajram Begaj”, u shpreh Kasami, duke theksuar rëndësinë e kësaj vizite për qytetin dhe për bashkëpunimin ndërshqiptar.

Sipas tij, gjatë takimit është diskutuar për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe, si dhe për perspektivën e përbashkët evropiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Biseduam për raportet e forta mes dy vendeve tona dhe për të ardhmen tonë të përbashkët evropiane”, deklaroi ai.

Kasami shtoi se Tetova ka luajtur historikisht një rol të rëndësishëm si urë lidhëse në bashkëpunimin kulturor, arsimor dhe kombëtar, duke shtuar se vizita e Presidentit Begaj është dëshmi e vëmendjes që Shqipëria i kushton këtij bashkëpunimi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.