KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Posta e Maqedonisë promovoi pullën postare me figurën e Alija Izetbegoviqit

Posta e Maqedonisë promovoi pullën postare me figurën e Alija Izetbegoviqit

Posta e Maqedonisë ka promovuar sot pullën postare me figurën e Alija Izetbegoviqit

Skender Asani, anëtar i Bordit të Filaterisë së RMV-së, tha se kjo pullë është një nderim për një politikan me vizion, i cili u përball me pushtuesit serbë për të mbrojtur popullin boshnjak nga asimilimi.

Ai shtoi se edhe më herët janë promovuar pulla postare me figura historike që kanë qenë në mbështetje të popujve të vegjel dhe kundër tendencave për krijimin e Serbisë së Madhe.

Drejtori i Postës, Orhan Kurtishi, tha se janë shtypur 6 mijë kopje të pullës, të cilat janë shpërndarë në të gjitha pikat postare në vend dhe janë në shitje.

“Është figurë politike, është figurë e pa zëvendësueshme për komunitetin boshnjak, gjithashtu edhe për rajonin. Byroja e filaterisë ka publikuar 6 mijë kopje të pullës postare e cila do të ketë vlerë prej 36 denarë dhe mund të blehet në të gjitha pikat e shitjes postare”, tha Kurtishi.

Alija Izetbegoviq ishte kundërshtar i komunizmit dhe dy herë u burgos nga regjimet i ish-Jugosllavisë. Ai ishte kryetar i Partisë së Aksionit Demokratik dhe President i Bosnjes dhe Hercegovinës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.