KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kaosi gjatë protestës, Policia shoqëron protestues në zona të ndryshme të Tiranës

Kaosi gjatë protestës, Policia shoqëron protestues në zona të ndryshme të Tiranës

Tirana është përfshirë nga kaosi që prej orëve të paradites, në ditën e dytë të protestës që nisi para godinës së Ministrisë së Arsimit. Në orët e mbrëmjes së kësaj të mërkure, policia ka nisur shoqërimin e disa protestuesve në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Një pjesë e protestuesve janë kthyer sërish pranë Kryeministrisë, ndërsa policia ka shoqëruar disa prej tyre.

Në zonën e “21 Dhjetorit”, policia ka shoqëruar tre persona.

Në këtë zonë është krijuar një situatë kaotike për shkak të numrit të lartë të protestuesve dhe gurëve të hedhur prej tyre, ndërsa policia ka ndërhyrë intensivisht për të shoqëruar personat e përfshirë në incidente.

Shoqërime të protestuesve janë kryer edhe pranë Rrugës së Elbasanit. Në Komisariatin Nr. 1 në Tiranë, deri në këto momente raportohet për 70 persona të ndaluar./EuroNews

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.