KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policia e Kosovës dhe FBI-ja forcojnë bashkëpunimin në luftën kundër krimit

Policia e Kosovës dhe FBI-ja forcojnë bashkëpunimin në luftën kundër krimit

Policia e Kosovës dhe institucionet e sigurisë së SHBA-së kanë riafirmuar përkushtimin për forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit në fusha të ndryshme policore, me qëllim të rritjes së sigurisë dhe luftimit të krimit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, ka pritur në takim zyrtar Atasheun e FBI-së për Zbatimin e Ligjit, Brendan Collins.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, gjatë takimit është diskutuar për bashkëpunimin e ardhshëm, forcimin e partneritetit strategjik dhe thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.

“Të dyja palët riafirmuan përkushtimin për bashkëpunim të plotë dhe koordinim të vazhdueshëm në fusha të ndryshme policore me qëllim të rritjes së sigurisë dhe luftimit efektiv të krimit”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vlerëson lart mbështetjen e vazhdueshme të institucioneve të sigurisë së SHBA-së.

“Policia e Kosovës vlerëson lart mbështetjen e vazhdueshme të institucioneve të sigurisë së SHBA-së, duke e konsideruar këtë bashkëpunim si shembull të shkëlqyer të partneritetit profesional dhe strategjik në shërbim të sigurisë së qytetarëve”, thuhet tutje në njoftim.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.